Nesër i dorëzohet flamuri ekipit olimpik të Kosovës

Nesër i dorëzohet flamuri ekipit olimpik të Kosovës

Nesër organizohet ceremonia solemne e dorëzimit të flamurit shtetëror nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tek ekipi olimpik, të cilët do ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit.

Ceremonia do të mbahet në amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë me fillim nga ora 20:00 dhe do të jenë të ftuar mbi 800 mysafirë, njofton Zyra e Presidencës. /Insajderi.com