Biletat do të shiten nëpër të gjitha filialet e ‘Money Gram’ në Kosovë.

Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Kroaci

27.09.2016 17:36
Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Kroaci

Të gjithë ata që duan të blejnë një biletë për ndeshjen Kosovë – Kroaci, që luhet më 6 tetor, mund ta bëjnë këtë nga nesër.

Biletat do të dalin në shitje që nga nesër në mëngjes, dhe ato do të shiten nëpër të gjitha filialet e ‘Money Gram’ në Kosovë.

Çmimet për një biletë, varësisht nga ulësja që kërkohet do të jenë nga 7 euro prapa portave, 15 Euro, 20 Euro, 55 dhe 130 Euro për VIP.

 Çmimi është konsideruar i lartë nga shumë njohës të futbollit dhe krahasimi me ato të Shqipërisë nuk është i duhuri. /Insajderi.com