“Nëse unë nuk je i imi nuk do të jesh i asnjërës”

Shpallet dënimi për gruan e cila ka derdhur acid mbi të dashurin vet.

“Nëse unë nuk je i imi nuk do të jesh i asnjërës”

Pasi u shpall fajtore për sulm “sadist dhe të poshtër” me acid ndaj ish partnerit të vet Mark van Dongen, i cili për shkak të plagëve serioze të marra me këtë rast iu nënshtrua eutanazisë, Berlinah Wallace (49) u dënua me burgim të përjetshëm, shkruan The Guardian.

Të përkujtojmë, Wallace gjatë një sulmi të zemërimit dhe të xhelozisë kishte derdhur acid sulfurik mbi  Dongenin derisa ky ishte i shtrirë në shtrat. “Nëse nuk do të jesh i imi asnjëra nuk do të të ketë” ka bërtitur Wallace në momentin e sulmit ndaj ish partnerit të vet. Në gjykatë gjithashtu u kuptua se ish studentja e modës Wallace gjatë sulmit e kishte fyer, provokuar dhe e kishte përqeshur të dashurin e vet inxhinierin van Dogen.

Wallace do të kalojë së paku 12 vjet, prej të cilëve do të zbritet koha e kaluar në paraburgim, para se do të ketë të drejtë të dorëzojë lutje për lirim me kusht.

Babai i të sulmuarit Mark van Dogen, Kees van Dogen ka thënë se këto 12 vite të cilat Wallace do të duhet t’i kalojë në burg janë shumë pak dhe se nuk duhet lejuar fare t’i jepet mundësia e lirimit.

“Jam i kënaqur me faktin se do të kalojë në burg 12 vjet, mirëpo megjithatë kjo është pak sepse ne si familje jemi dënuar me dënim të përjetshëm. Në këtë rast ekzistojnë vetëm humbësit. Kjo ne na ka shkatërruar jetën, në mënyrë financiare dhe emotive. Shtëpia jonë është shkatërruar”.

Drejtoria e policisë në Avon dhe Somset ka konfirmuar se besojnë se ky është rasti i parë që dikush të marrë dënim me burgim të përjetshëm për shkak të sulmit me acid. Detektivi Paul Catton ka thënë se në dënim pasqyrohet serioziteti i krimit, por edhe fakti se Wallace për këtë nuk ka marrë përgjegjësi dhe se van Dongen për shkak të  plagëve të marra iu nënshtrua eutanazisë./Insajderi.com.