Nëse Reali e mbyll sezonin pa trofe, Zidane zëvendësohet nga Low

Nëse Reali e mbyll sezonin pa trofe, Zidane zëvendësohet nga Low

Humbja e Real Madrid ndaj Barcelonas në El Clasico ka dëmtuar nivelin e besueshmërisë së Zidane në “Bernabeu” dhe një sezon i përfunduar pa trofe mund t’i kushtonte punën francezit (siç ndodhi me Carlo Ancelotti pas një sezoni ku ai dështoi të fitonte një trofe madhor në 2015).

Ndeshjet e ardhshme ndaj Altetico Madrid në Champions League tashmë kanë një rëndësi më të madhe pas disfatës ndaj Barça-s që mund t’i kushtojë titullin Los Blancos.

Kualifikimi në finalen e Kardifit tashmë shihet si një objektiv imperativ nga drejtuesit e Real Madrid, shkruan Telesport.

Brenda klubit që tani kanë filluar spekulimet rreth kandidatëve të mundshëm, me trajnerin e përfaqësueses gjermane Joachim Low në ‘pole position’ megjithëse ka një kontratë deri në 2020 me “Die Mannschaft”.

Trajneri i Chelsea Antonio Conte dhe argjentinasi Mauricio Pochettino janë emra të tjerë që janë përmendur për sa i përket një kalimi në kryeqytetin spanjoll.