“Nëse qeveria e re varet nga Lista Serbe, do të vijë një krizë e pabesueshme”

“Nëse qeveria e re varet nga Lista Serbe, do të vijë një krizë e pabesueshme”

Albin Kurti thotë se Kosova mund ta përjetojë një “krizë të pabesueshme” në vitet e ardhshme, në rast se qeveria e re do të varej nga Lista Serbe.

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë për gazetën serbe Danas, se në qoftë se Lista Serbe bëhet faktor në qeverinë e re, atëherë i bie se ajo qeveri do t’i kishte dy kryeqytete: Beogradin dhe Prishtinën.

“Danas”: Disa media në Prishtinë pohojnë se u arrit marrëveshje për formimin e një qeverie të re dhe se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ri. A janë këto pretendime të vërteta?

Kurti: Së pari, kjo do të jetë një vazhdim i regjimit të vjetër kundër vullnetit të popullit të Kosovës, të cilët votuan për ndryshim. Së dyti në qoftë se shumica e re parlamentare varet direkt nga Lista Serbe dhe Vuçiq atëherë kjo qeveri do të t’i ketë dy qytetet kryesore, Prishtinën dhe Beogradin si dhe pastaj Kosova do të jetë në një krizë të pabesueshme politike të paparë që nga periudha e pasluftës. Lëvizja Vetëvendosje është tashmë partia më e madhe politike në Kosovë. Ne besojmë se kjo shpresë e madhe e qytetarëve, pas kthimit të kurajos duhet të kurorëzohet jo vetëm me një parlament të ri, por edhe me qeveri të re të udhëhequr nga Vetëvendosje, si parti social demokrate. /Insajderi.com