Serbia ka thënë se do të refuzojë ekstradimin e njerëzve që kërkohen nga Franca përmes urdhër-arresteve ndërkombëtare, nëse autoritetet franceze nuk e ekstradojnë në Serbi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Policia franceze ka ndaluar Ramush Haradinajn më 4 janar të këtij viti, duke vepruar sipas një urdhër-arresti nga Serbia e cila dëshiron që ta gjykojë ish-kryeministrin e Kosovës për vepra që lidhen me luftën e viteve 1998-1999. në Kosovë.
Pas këtij arrestimi të autoriteteve franceze, Serbia ka dërguar kërkesë zyrtare për ekstradimin e Haradinajt, njofton Insajderi.
Mirëpo, Franca ende nuk ka marrë vendim për ekstradimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Pas një konference për shtyp të mbajtur të premtën, ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburovic tha se Beogradi do të reagojë ndaj Francës, nëse shteti francez nuk e ekstradon Haradinajn në Serbi, shkruan Reuters.
“Nëse dikush i dënuar apo akuzuar për vrasje të egra, torturë dhe dhunim nuk ekstradohet në Serbi, ne do ta bëjmë të njëjtën gjë për kërkesat e parashtruara nga Franca”, tha Kuburovic në një konferencë për shtyp.
Kuburoviç ka thënë se Franca “duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare që ka nëndhkruar”, duke aluduar për rregullat e Interpolit. /Insajderi.com
Për më shumë nga Dosja Grande:
Dosja Grande II – Rrëfimi i Ukë Rugovës për biznesin e vizave