“Nëse Kosova e do Amerikën në dialog, ne e duam Rusinë”

“Nëse Kosova e do Amerikën në dialog, ne e duam Rusinë”

Kërkesa e Kosovës që Shtetet e Bashkaura të Amerikës të bëhen pjesë e dialogut Kosovë-Serbi ka pasur me një kërkesë tjetër nga një parti serbe jo parlamentare “Liga Serbe”.

Spas një komunikate që kjo parti u ka dërguar mediave serbe thuhet se marrëveshjet e arritura nga dialogu me ndërmjetësimin e BE-së nuk janë respektuar për shkak që siç thonë ata “një anëshmërisë” së BE-së.

“Të gjitha proceset e ndodhura në bisedimet mes Kosovës e Metohisë nuk kanë dhënë rezultate. Zgjidhja e këtij dialogu është sikurse në rastin e Sirisë, kur u kyqen Rusia, Irani dhe Turqia. Edhe në rastin e Kosovës, involvimi i Rusisë do të jepte rezultat”,  thuhet në komunikatën e kësaj partie, raporton Insajderi.

Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe Partia Radikale Serbe.

“Ne gjithashtu insistojmë që Rusia të bashkohet në dialog, pasi shqiptarët tashmë kanë kërkuar mbrojtje nga SHBA-ja”, ka thënë në një komunikatë Partia Radikale Serbe./Insajderi.com