“Nëse je i sporteve të randa, puna e mbarë” – përplasja e kryeministrit me protestuesin

“Nëse je i sporteve të randa, puna e mbarë” – përplasja e kryeministrit me protestuesin

Teksa kryeministri Haradinaj po fliste për media në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, u përplas verbalisht më njërin nga protestuesit e rastit Kumanova.

Përplasja mes tyre nisi kur protestuesi ndërhyri në fjalimin e kryeministrit. E Haradinaj e ndërpreu fjalimin, për t’iu kundërvënë atij.

“Qysh the? A bon me ta pa fytyren çfare je, për më ta kthy përgjigjen. Sa vjet i ki? Unë i kam 50, sa vjet i ki ti?”, i tha Haradinaj, protestuesit.

Kryeministri vazhdoi edhe mw tej përplasjen verbale me protestuesin.

“Shiqo, nëse je i sporteve të randa puna e mbarë bre vlla, se nuk e ka nal kush kënd”, i tha kryeministri protestuesit.