“Nëse Isa Mustafa dhe PDK-ja nuk bien nga pushteti, nuk ndryshon Kosova”

“Nëse Isa Mustafa dhe PDK-ja nuk bien nga pushteti, nuk ndryshon Kosova”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk konjufca ka thënë se shteti i Kosovës nuk do të pësojë ndryshime nëse pas zgjedhjeve të ardhshme qëndrore në Kosovë do të mbeten në pushtet Partia Demokratike e Kosovës dhe Isa Mustafa.

Sipas Konjufcës, Kosova do të mund të ndryshonte vetëm nëse nga pushteti do të bien PDK-ja dhe kryeministri aktual, Isa Mustafa, “me disa individë të tjerë të LDK-së”.

“Unë nuk shoh ndryshim në Kosovë nëse nuk bien nga pushteti Isa Mustafa dhe Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Konjufca në një intervistë me RTV Dukagjinin.

Deputeti i VV-së ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje mund të futej në koalicion me LDK-në, vetëm nëse nga kjo partia do të largoheshin Isa Mustafa dhe disa individë të tjerë. /Insajderi.com