“Nëse i kishte thanë kështu kurrë Anton Quni nuk kishte dal gjallë”

“Nëse i kishte thanë kështu kurrë Anton Quni nuk kishte dal gjallë”

Nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka vazhduar përplasjen me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.

Kësaj radhe Haradinaj i ka quajtur të pavërteta deklaratat e Qunit lidhur me ultimatumin që ai i kishte bërë Fatmir Haklajt.

“Anton Qunin e kam dëgjuar që thotë ‘shkova dhe i thash Fatmir Haklajt i kam thanë a me neve a me Serbinë’, nëse kishë shkuar në zyre e i kishë thanë kështu, kurrë Anton Quni nuk kish dal gjallë nga ajo zyre”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini në Debat Plus me Ermal Pandurin.

Ndërkohë që Quni para dy viteve kishte treguar për autorizimin nga komandanit që i ishte bërë atij në atë kohë për t’i dhënë ultimatum Fatmir Haklajt.

“U autorizova nga komanda që t’i shkojë në zyre Fatmirit, i cili aso kohe ishte polic në Bajram Curr. Dhe isha i prerë, i thash pse je me neve ose luftën me Serbinë po e nisim nga kjo zyre. Dhe, fatmirisht ai zgjodhi alternativën e parë që të bashkëpunojë me ne”, kishte thënë Quni.