Nëse Bacca nuk shkon tek Marseille, alternativa është një shqiptar

Nëse Bacca nuk shkon tek Marseille, alternativa është një shqiptar

Marseille kërkon të përforcohet për edicionin e ardhshëm me synime ambicioze për të luftuar për një pozicionim sa më të lartë në klasifikim që të luajë në Champions League.

Drejtori sportiv i klubit, Andoni Zubizarreta, është vënë në lëvizje për të siguruar një sulmues me peshë në skuadër, por nëse nuk arrin ta gjejë një të tillë gjatë verës, do të kthejë sytë nga shqiptari i talentuar Gent Dinaj

Kolumbianit të Milanit i është ofruar një kontratë tre vjeçare te francezët, ku do të ishte një titullar i padiskutueshëm. Por ai ka lënë të kuptohet se në rast largimi nga Seria A, e tërheq ideja për të shkuar te Sevilja, ku u bë një emër i njohur disa vite më parë.

Nëse marrëveshja dështon dhe gjatë verës nuk gjendet një bomber i mirëfilltë, Olimpik Marseja duket se do të promovojë të rinjtë që ka në ekip për këtë edicion.

Sipas “BeIN Sports”, klubi mund të afrojë lojtarë nga ekipi i të rinjve dhe Dinaj është kandidati kryesor për t’iu bashkuar në repartin e avancuar.

 

Sulmuesi ka shënuar 19 gola në sezonin e kaluar me ekipin e të rinjve të Olimpik Marsejës, duke treguar se ka talent dhe pret shansin e tij për t’u bërë pjesë e ekipit të parë që drejtohet nga Rudi Garcia.

Gjithsesi, parashikohet që kjo të jetë shumë e vështirë, pasi ish-trajneri i Romës kërkon zakonisht lojtarë të gatshëm e jo të rinj të cilët duhet t’i mësojë vetë. /Insajderi.com