Nervozizëm për territor: Dy veprimet e ngjajshme në Kuvendin e Kosovës dhe Serbisë

Ramush Haradinaj kishte bërë bujë të madhe kur vitin e kaluar ia përplasi fytyrës Murat Mehës hartën e kufrit mes Kosovës dhe Malit të Zi, pasi ai pretendonte se Kosova humb territor me marrëveshjen për demarkacion. Një sekuencë e njejtë ka ndodhur sot në Komisionin për Kosovë në Parlamentin e Serbisë. Radikalët ia përplasën flamurin e Kosovës kryetarit të Komisionit.

Nervozizëm për territor: Dy veprimet e ngjajshme në Kuvendin e Kosovës dhe Serbisë

Dy veprime krejtësisht të njëjta kanë ndodhur në njërin prej komisioneve në Serbi dhe në një komisioneve në Kosovës.

Në komisioni parlamentar në Serbi për Kosovën është hedhur poshtë flamuri i Kosovës, fillimisht atë e kishte bërë Damjanoviq nga Partia Radikale Serbe, ndërsa më pas edhe nga Drecun që është kryetar i këtij komisioni.

Damajnoviq, kishte e kishte akuzuar Drecunin se ka bashkëpunuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Haradinaj.

“Ju jeni fajtor për një politikë të pabesë. Ju jeni të lirë të merreni me Thaçin dhe Haradinajn të vazhdoni të zbatoni politikën tuaj”, tha Miljan Damjanoviç

Kështu flamuri i Kosovës u zhvendos në një karrige boshe të kësaj salle, duke u hedhur herë nga Damajnoviq e herë nga Drecuni.

Një gjë e tillë kishte ndodhur në komisionin për Punë të Jashtme në Kosovë, në vitin 2015, kur Haradinaj ia përplaste në fytyrë kryetarit të komisionit për caktimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Haradinaj i nervozuar kishte fajësuar kryetarin e komisionit për falje të tokës së Malit të Zi.

Haradinaj në cilësinë e anëtarit të komisionit nuk kishte duruar dot raportimin e Mehës duke i hedhur në fytyre një hartë që po mbante në duar. Ai me ton të lartë e kishte pyetur se a po iu paguan dreqi a po Mali i Zi

“A po iu paguan Mali i Zi apo dreqi qetë pikë a ja u kanë propozuar apo se keni shikuar fare nuk ka me shkua kjo punë kështu. S’po të vjen marre me na shit përralla kanë kallëzua të gjithë që e ke gabim”, i kishte thënë Haradinaj, Mehës.

Kujtojmë se Haradinaj në punën e parë që bëri si kryeministër kishte shkarkuar Murat Mehan nga ky komision ndërsa në vend të tij është emëruar Shpejtim Bulliqi.