Ministri i Brendshëm francez ka dhënë dorëheqjen pas nisjes së hetimeve mbi punësimin e vajzave të tij në poste parlamentare. Bruno Le Rou" />

Nepotizmi bën “kurban” ministrin e Brendshëm të Francës

Nepotizmi bën “kurban” ministrin e Brendshëm të Francës

Ministri i Brendshëm francez ka dhënë dorëheqjen pas nisjes së hetimeve mbi punësimin e vajzave të tij në poste parlamentare.

Bruno Le Roux njoftoi vendimin e marrë këtë të martë. Ai këmbënguli, gjithsesi, se nuk ka bërë asgjë të paligjshme në punësimin e vajzave të tij, por tha se jepte dorëheqjen në respekt të qeverisë dhe për t’i lejuar ministrit të ri të Mbrojtjes vazhdimësinë në luftën ndaj terrorizmit dhe sfidave të tjera të sigurisë.

Le Roux tha se kontratat e punësimit pajtoheshin tërësisht me “ligjet juridike të Asamblesë Kombëtare” dhe se “gjithçka korrespondonte me punë të kryera realisht”.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi një televizion raportoi mbi 24 punë të ndryshme të përkohshme parlamentare të vajzave të tij, si dhe dy muaj pasi një hetim i ngjashëm mbi punë fiktive goditi ndjeshëm synimin e kandidatit konservator, François Fillon, për t’u bërë president i Francës.