“Nëntori” i Arilenës kryeson listat ruse

“Nëntori” i Arilenës kryeson listat ruse

Këngë “Nëntori” kënduar nga Arilena ka arritur të ketë sukses edhe jashtë kufijve.

Këngë “Nëntori” me të cilën Arilena Arë u prezantua vitin e kaluar në “Këngën Magjike”, ishte një ndër këngët më të pëlqyera të kësaj gare.

Por “Nëntori” po vazhdon të dëgjohet ende e madje ajo ka filluar të jetë mjaft e pëlqyer edhe jashtë kufijve.

Kjo këngë në Rusi është e katërtë në listën e këngëve më të kërkuara në “Shazam”.

Këtë gjë e kë bërë të ditur kompozitori Darko Dimitrov duke postuar top listën e këngëve nga “Shazam” ku figuron edhe “Nëntori”.

Arilena Ara në “Këngën Magjike” me këtë këngë është renditur në vendin e katër, si duket numri katër po vazhdon të përcjellë këngëtaren edhe më tutje.