Nëntë ushqimet që personat me diabet nuk duhet ti hanë

Nëntë ushqimet që personat me diabet nuk duhet ti hanë

Lëngje frutash;

Lëngjet e frutave të blera në dyqan janë plot me sheqer shtesë që do të shkaktojnë rritje të niveleve të glukozës në gjak. Pirja e këtyre llojeve të lëngjeve në baza të rregullta është provuar të rrisë rrezikun e diabetit të tipit 2. Më mirë është të hahet një copë frutash natyrale.

Pije të gazuara;

Pijet energjetike dhe të gazuara janë të tmerrshme për trupin tonë. Ato përmbajnë një sasi të madhe të sheqerit dhe kalorive që i bëjnë njerëzit të trashen në një shkallë alarmuese. Ata që tashmë luftojnë me çështjet e peshës kanë më shumë gjasa të rrezikojnë zhvillimin e diabetit, nëse vazhdojnë të konsumojnë këto pije.

Buka e bardhë;

Ka një thënie të vjetër që thotë, “Sa më e bardhë të jetë bukë, aq më shpejt do të vdisni”. Ndonëse kjo mund të jetë alarmante, për një person me diabet, ky lloj i bukës që përmban miell të bardhë dhe niseshte të rafinuara nuk bën shumë për ne, përveç kësaj, ngre nivelin e sheqerit në gjak. Karbohidratet e rafinuara janë më të mira për ti shmangur.

Orizi i bardhë;

Ja një produkt tjetër i rafinuar që diabetikët duhet të shmangin. Studimet kanë treguar se nëse hani oriz të bardhë një herë në ditë, ju keni 27% më shumë gjasa për të zhvilluar diabetin. Orizi i bardhë tretet lehtësisht nga trupat tanë dhe shkakton që nivelet e glukozës të rriten shpejt pasi të hahet.

Patatet;

Patatja duhet të shmanget nga ata që vuajnë nga nivelet e sheqerit në gjak. Ky paralajmërim gjithashtu përfshin edhe patatet e skuqura.

Ëmbëlsuesit artificial;

Taktikat e shkëlqyeshme të marketingut kanë shitur ëmbëlsuesit artificial si një alternativë e shëndetshme ndaj sheqerit. Ato nuk janë. Këto produkte të industrializuara na dëmtojnë më shumë sesa që na ndihmojnë duke zvogëluar ndjeshmërinë e insulinës. Ato gjithashtu tentojnë të ngadalësojnë metabolizmin tonë dhe aftësinë e djegies së kalorive.

Rrushi i thatë;

Rrushi i thatë është një ushqim i shpejtë dhe i shijshëm që është i pasur me vitamina, antioksidantë dhe fibra. Por ato gjithashtu shkaktojnë ngritje të sheqerit në gjak dhe kjo është arsyeja pse njerëzit me diabet duhet të përpiqen t’i shmangin ato.

Proshutat;

Proshutat e derrit ose mishit të kuq si ajo e viçit dhe qengjit janë të dëmshme për ata që kanë probleme me sheqerin në gjak. Ato përmbajnë yndyrna të ngopura dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Qumështi;

Produktet e qumështit janë gjithashtu të ngarkuara me yndyrna të ngopura – sidomos qumështi me yndyrë të plotë dhe çdo gjë që është etiketuar si një produkt qumështi me yndyrë të plotë. Këto lloje të produkteve të qumështit rritin nivelet e kolesterolit.