Nëntë kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89 në Ligën e Kampionëve

Nëntë kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89 në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Kosovës në futboll, Trepça 89’ do të mësojë nesër kundërshtarin e saj në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Nëntë skuadra janë kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89 në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

The New Saints (Uells), Linfield (Irlandë Veriore), Vikingur Gota (Islandë), FC Santa Coloma (Andorrë), Hibernians FC (Maltë), FCI Tallinn (Estoni), La Fiorita (San Marino ), Europa FC (Gjibraltar) dhe Alashkert (Armeni) janë nëntë skuadrat që mund të vihen përballë skuadrës së Trepçës ’89.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të luhen më 27/28 qershor (ndeshjet e para) dhe më 4/5 korrik (ndeshjet e kthimit).

Shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të hedhet nesër me fillim nga ora 12:00. Shorti do të hedhet në Nyon të Zvicrës. /Insajderi.com