Nënshkruhet kontrata për blerjen e 51 autobusëve të Prishtinës

Nënshkruhet kontrata për blerjen e 51 autobusëve të Prishtinës

Komuna e Prishtinës, të mërkurën ka nënshkruar kontratën për blerjen e 51 autobusëve të rinj për “Trafikuin Urban”.

Fituese e tenderit për furnizim me autobus është shpallur Kompania “Iveco Czech Republic, a.s.”, pas një përplasje mes qeverisjes lokale dhe qendrore lidhur me garancinë për marrjen e kredisë për blerjen e këtyre autobusëve.

Kryetari i komunës Shpend Ahmeti përmes konferencës për media tha se u finalizua një proces i stërzgjatur.

“Në bashkëpunim me BERZH-in shpallëm fituesin dhe nënshkruam kontratën për autobusët e rinj. 51 autobusët e rinj do të jenë në transportin publik. Dua t’i potencoj disa gjëra, duhet t’i kthejmë sa më shumë njerëzit në transport publik, në vend që t’i kemi 50 makina, atëherë ato do t`i zëvendësojmë me një autobusë. Autobusët janë të standardi “euro 6”, standard modern”, tha ai.

Sipas Ahmetit, vlera e kredisë që Komuna duhet ta paguaj është 10 milionë euro, pagesa e sw cilë do të filloj pas dy vitesh.

Ahmeti tha se ende nuk dihet cmimi i biletave që do të duhet të paguhet, por sipas tij ajo do të jetë në harmoni me koston e të gjitha shpenzimeve të tjera siç është edhe kredia për blerjen e autobusëve. /Insajderi.com