“Nënshkrimi u bë nga ekspert të gjuhës siç është ministri jonë” – Arsyetimi i ministrisë për kontratën

“Nënshkrimi u bë nga ekspert të gjuhës siç është ministri jonë” – Arsyetimi i ministrisë për kontratën

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka publikuar sot kontratën me kompaninë Contour Global Terra për Termocentralin “Kosova e Re”, e cila ka një veçanti: është publikuar vetëm në gjuhën angleze.

Publikimi i kontratës u bë sot pas një vendimi gjyqësor që kërkonte që kontrata të jetë të jetë transparente për qytetarët e Kosovës.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik tha se publikimi i kontratës në gjuhën shqipe, do të marrë kohë për t’u përkthyer. Sipas ministrisë, kjo punë mund të zgjasë deri në gjashtë apo shtatë muaj.

Por, për të siguruar qytetarët se kontrata nuk përbën asnjë dyshim për keqpërdorim, Fitore Ajeti, këshilltare e ministrit të Zhvillimit Ekonomik ka thënë se Lluka është ekspert i gjuhës angleze.

“Në qoftë se ne fillojmë me përkthy detajet e vogla ajo na merr kohë deri 6-7 muaj. Kjo është puna, se nënshkrimi i kontratës është bërë edhe nga njerëzit që dinë gjuhën angleze siç është edhe ekspert i gjuhës edhe ministri jonë”, ka thënë këshilltarja e ministrit Lluka, për portalin Ndërtimi.info.

“Dhe çdo detaj i vogël duhet me u analizu nuk është bëhet përkthimi i kontratës bukfalisht. Kështu që kontratat ndërkombëtare nuk e kanë për obligim të bëhen në gjuhën anëtare por bëhen në gjuhën angleze”, theksoi Ajeti. /Insajderi.com