Nënshkrimi që përçau skenën politike

Nënshkrimi që përçau skenën politike

Spektri politik në Kosovë po vazhdon të mos bjerë në ujdi rreth Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi për më shumë se dy vjet.

Demarkacioni u shndërrua në “mollë sherri” jo vetëm mes Kosovës e Malit të Zi, por edhe mes liderëve të vendit.

Kryeministri Ramush Haradinaj (si kundërshtues i ashpër i versionit aktual) menjëherë pasi erdhi në krye të ekzekutivit emëroi një Komision të ri për Demarkacionin, meqë konsideroi se versioni aktual është i gabueshëm, shkruan Zëri.

Megjithëkëtë, Haradinaj para pak ditësh paralajmëroi se Demarkacioni mund të përfundojë në Arbitrazh po që se nuk gjendet një zgjidhje.

Por, kundërshtimi erdhi menjëherë nga presidenti Hashim Thaçi, i cili kërkoi që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejt.

Thaçi pos kësaj kritikoi ashpër drejtuesit e Komisionit të ri për Shënjimin e Kufirit, të cilët i cilësoi si manipulues të publikut.

Duke mos dashur t’i komentojnë fare deklaratat e presidentit, përfaqësuesit e këtij komisioni u zotuan se do të sjellin fakte edhe nëse ato janë të dhimbshme.

Kurse opozita vlerësoi se Thaçi po insiston në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje meqë ai është vetë nënshkrues i versionit të tanishëm.