Nënkryetari i LDK-së thotë se s’ka koordinim me partnerët për ushtrinë

Nënkryetari i LDK-së thotë se s’ka koordinim me partnerët për ushtrinë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka pasur “koordinim të mirë” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe faktorin e brendshëm politik lidhur me nismën e tij për ndryshimin e misionit të FSK-së.

Duke folur për Klan Kosovën, Veliu që njëherësh është kryetar i Podujevës, ka thënë se partia e tij kërkon që ky proces të bëhet i koordinuar “veçanërisht” me ShBA-të dhe faktorin e brendshëm./Insajderi.com