Nënkryetari i LDK-së reagon ndaj Bulliqit: Askush nuk e pa të arsyeshme kandidimin e tij

Nënkryetari i LDK-së reagon ndaj Bulliqit: Askush nuk e pa të arsyeshme kandidimin e tij

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka thënë se lënia jashtë listës së kandidatëve për deputetë e Shpejtim Bulliqit, nuk ka të bëjë me vendimin e Kryesisë së LDK-së.

Bulliqi, përmes nje reagimi para pak orësh deklaroi se Kryesia e LDK-së e ka lënë atë jashtë listës së kandidatëve për deputetë.

E Veliu ka deklaruar se Bulliqi nuk është propozuar nga Dega e LDK-së të cilën e përfaqëson.

“Bulliqi nuk është propozu, asnjë anëtarë i kryesisë nuk e ka pa të arsyeshme me propozu si kandidat për deputetë, edhe asnjë kandidat i mundshëm që është propozu nuk është refuzu, të gjithë ata që janë propozuar kanë shkuar, ka qenë një mundësi për të gjithë. Edhe Bulliqi e ka pas mundësinë me e propozu vetveten, nuk ka kurrfarë listë selektive”, ka thënë Veliu për Indeksonline.

Bulliqi ishte njëri nga kundërshtuesit më të mëdhenj të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, në legjislativin e fundit. /Insajderi.com