Nënkryetari i LDK-së flet për propozimin e Albin Kurtit

Nënkryetari i LDK-së flet për propozimin e Albin Kurtit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri thotë se do ta shqyrtojnë propozimin e ish- liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Ky i fundit përmes një letre të hapur sot u ka bërë kërkesë deputetëve që janë të rregullt në seanca, të propozojnë një kandidat të përbashkët, nëse PAN nuk mund ta bëjë këtë.

Propozimi i deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti do të shqyrtohet të hënën nga Kryesia e Lidhjes Demorkatike të Kosovës. Kështu bën të ditur për Express, zëvendëskryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

“Kryesia e LDK të hënën mund ta shqyrtojë çdo propozim që dërgon në krijimin e institucioneve të vendit sipas Kushtetutës së Republikës dhe në bazë të rezultateve të 11 qershorit.. kriza që ka hy Kosova në pamundësi me implementu rezultatet e zgjedhjeve te fundit”, është shprehur Haziri.

Ish lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sot, përmes një letre të hapur ka propozuar që deputetët pjesëmarrës, të rregullt të seancës konstituive të përzgjedhim një kandidat të përbashkët për Kryetar të Kuvendit për datën 24 gusht.