Nënkryetari i PDK-së, mbi 30 mijë euro investime në Crypto valuta

Nënkryetari i PDK-së, mbi 30 mijë euro investime në Crypto valuta

Mbi 30 mijë euro është vlera e crypto valutave që ka në pronësi deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ish-ministri i Kulturës që është nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar investime në disa lloje të crypto valutave.

Ai nuk e ka përcaktuar vlerën në euro të investimeve, e as të vlerës aktuale. Por, një llogaritje online e këtyre investimeve, del se Krasniqi aktualisht ka 30,326.40 euro.

“Ne pajtim me përgjigjen e marre nga AKK për deklarimin e “kripto-valutave” ju njoftoj e unë posedoj sasinë dhe llojet e te njëjtave, si vijon: 20000 XRP, 300 ETC, 3 BCH, 10 XMR, 50 REP, 1000 IOT, 5 ZEC, 5000 XLM, 7000 BAT, 7000 ADA, 20000 TRX, 20000 XVG, 7000 VIB, 2000 SUB, 10000 MANA, 50 QTUM, 10 NEO, 2000 GTO, 500 ICN, 1000 FUN, 500 CLO, 800 BLZ, 100000 CV, 100000 STQ, 1600 ËPR, 10 BNB, 890 BEE, 500 ING, 2000 CJT, 1000 BERRY, 15000 BNK”, thuhet në deklarimin e pasurisë së deputetit Krasniqi, në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Insajderi ka llogaritur vlerën e crypto valutave të Krasniqit në Coinmarketcap.

Në deklarimin e tij Krasniqi ka treguar se mban katër funksione zyrtare. Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nënkryetar i PDK-së, ligjërues në Kolegjin “Iliria” dhe është pjesë e komunitetit Olimpik të Kosovës, ku nuk ka treguar se çfarë pozite mban aty, shkruan Insajderi.

Krasniqi i cili vitin e kaluar ka deklaruar pasurinë e tij si Ministër i Bujqësisë këtë vit ai është deputet i Kuvendit dhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së. Këtë vit si pasuri të paluajtshme ka deklaruar apartamentin e tij me 105 metra katrorë në vlerë prej 100 mijë euro.

Ndërsa pasuri të luajtshme Krasniqi ka deklaruar Bibliotekën personale ku vlera e saj është mbi 11 mijë euro dhe disa piktura dhe vepra arti vlera e të cilave arrin shumën deri në 4 mijë euro.

E para të gatshme anëtari i PDK-së ka deklaruar se ka 24 mijë e 620 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij para të gatshme në llogarinë e saj ka 1 mijë e 500 dhe fëmijët e tyre në llogarinë e tyre kanë 15 mijë e 500 euro./Insajderi.com