Bajrami e quan Veselin të jashtëzakonshëm – fjalët e tij për Thaçin

Bajrami e quan Veselin të jashtëzakonshëm – fjalët e tij për Thaçin

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka vlerësuar se i pari i kësaj partie, Kadri Veseli ka cilësi të jashtëzakonshme dhe, siç tha ai, se ka predispozita qe të vazhdojë rrugën e suksesit të paraardhësit të tij.

“Me Kadri Veselin jam njoftuar kur ka aderuar në PDK. Kam vërejtur cilësi të jashtëzakonshme tek ai, siç janë sinqeriteti, guximi e vullneti për kompromise. Ai për t’iu ikur krizave politike dhe për t’ju larguar situatave që nuk mund të kontrollohen, bëri një kompromis duke u tërhequr nga kandidatura për kryeministër dhe duke e mbështetur Haradinajn”.

“Veseli ka të gjitha predispozitat që të vazhdojë rrugën e suksesit të Hashim Thaçit. Cilësitë që do i veçoja tek ai janë sinqeriteti, guximi dhe gatishmëria për të bashkëpunuar me të tjerët”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Për paraardhësin e Veselit, Hashim Thaçin, Bajrami tha se është një personalitet i realizuar tërësisht, një lider i ndërtuar me shumë mund.

“Praktikisht me Hashim Thaçin kam punuar me shumë se dy dekada, që nga lufta, dhe në të gjitha proceset kemi qenë bashkë. Ai ka ndërtuar një lidership me shumë sakrifica, duke qenë një opozitar i mirë ka bërë transformimin e nevojshëm nga një udhëheqës i një guerile, në një person që i përshtatet rregullave”

“Unë e quaj atë person të realizuar tërësisht, me një karriere jashtëzakonisht të suksesshme, që ka ndërtuar lidershipin me shumë sakrifica”, ka thënë Bajrami.