Nënkryetari i LDK-së ankohet në VV-në se nuk e ka plan rrëzimin e  Qeverisë Haradinaj

Nënkryetari i LDK-së ankohet në VV-në se nuk e ka plan rrëzimin e  Qeverisë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës po pret që Qeveria Haradinaj ta rrëzojë veten nga pushteti, ose në të kundërtën, shpejt do të niset mocioni për ta larguar atë nga udhëheqja.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri thotë nuk janë opozitë e bashkuar për shkak të problemeve që ka Vetëvendosje duke aluduar tek largimi i 13 deputetëve të VV-së.

“Tash është koha me bo vlerësim të krejt këtij procesit që e kemi kaluar që përfshihen tash edhe me vendimet e ardhshme që pritet me ndodh. Natyrisht që përmes grupit Parlamentar ne kemi thënë se është  koha që Qeveria të reflektojë vetë dhe me pa arsyeshëm  largimin nga skena që do të na hapte rrugë ma lehtë, por nuk pritet me ndodh diçka prej tyre kështu që iniciativa politike mund të ndodh në çdo situatë përkundër që nuk kemi ende opozitë të bashkuar, ky është ambienti i parë që duhet të krijohet”,

“Realisht Vetëvendosja po kalon në procesin e ndarjes së brendshme politike dhe për ta nuk ka agjendë tjetër pos ajo që po merren me ato politika, ka ende dallime por ka shumë çështje që mund të na bashkojnë nesër në këtë rrugë”, ka thënë Haziri.

Por për Hazirin nuk përjashtohet edhe një mundësi që edhe me Grupin e Pavarur Politik por edhe me Vetëvendosjen, LDK-ja si partia më e madhe opozitare t’i takojë për të shkaktuar procese, e edhe  për të marrë iniciativa.

“Në momentin që ne e vlerësojmë që përfundimisht ka ardhur koha që Qeveria nuk po qel rrugë, pra ne po presim mos ata po qelin  rrugë, e nëse ajo nuk ndodh atëherë duhet të veprojmë politikisht”, ka vlerësuar ai.

Partia e Isa Mustafës u rrëzuar nga Qeveria pikërisht përmes një mocioni të opozitës të cilën përkrahur edhe PDK-ja si partner qeverisës. Mos çuarja e proceseve të mëdha përpara siç ishte Demarkacioni me Malin e Zi, ishin edhe arsyet që PDK dhe opozita votuan në rrëzimin e  Mustafës.

Megjithatë, Demarkacioni mori epilog të mërkurën. Marrëveshja u votua ashtu siç ishte edhe në kohën e Mustafës. E për këtë, Haziri thotë se për dy vjet e gjysmë, vendi humbi kohë, pa arsye.

“Defintivisht vetëm dy vjet e gjysmë humbje kohe, ku u harxhuan gjithë oksigjeni politik në Kosovë, pa arsye, dhe gjithçka tjetër që përjetoi popullata e Kosovës dhe me ardh prapë te dokumenti i njëjtë, procesi i njëjtë, me kalu si i tillë,  me përballu si proces por vetëm koha aq e vlefshme e humbun tash me fol për krejt problemet tjera”, ka shtuar ai për Express.

Megjithëse, kjo situatë sipas Haziri e tregoi edhe kauzën politike të atyre që vetëm donin qeverisjen dhe jo interesin e qytetarëve.

“U pa se disa politike nuk e kanë  interesin qytetarë prioritet por e kanë kauzën e vet politike si p.sh  për me ardh në qeverisje dhe  kur të vinë në qeverisje pastaj bëjnë apel për konsensus nacional e pastaj pasi të bëjnë rrënime e mocione pabesie, edhe rrëzime të qeverive e mandej kërkojnë më konsensuse, që nuk kanë me pas të ardhmen të lehtë dhe me pas votën edhe  përkrahjen e LDK-së”, ka përfunduar Haziri.