Nënkryetari i AAK-së: Njerëzit si Pacolli nuk e durojnë status-quon

13.08.2017 11:56
Nënkryetari i AAK-së: Njerëzit si Pacolli nuk e durojnë status-quon

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Gazmend Abrashi ka vlerësuar afatin 10 ditësh të kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli, dhënë partnerit të tij të koalicionit Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Përmes një postimi në  faqen e tij Facebook, Abrashi ka shkruar se njerëzit që vijnë nga biznesi nuke durojnë status-quon.

“Afati 10 ditor i dhënë nga Pacolli, për gjetjen e zgjidhjes për formim të institucioneve, tregon se njerëzit që vijnë nga biznesi nuk e durojnë status-quon dhe se profili i tij ia mundëson ta kuptoj më së miri se sa të mëdha janë humbjet ekonomike dhe sa shumë dëmtohet imazhi i vendit nga kjo zvarritje”, ka shkruar Abrashi, raporton Insajderi.

Abrashi ka shkruar se Pacolli po “e dëshmon se është njeri i zgjidhjeve duke e vënë interesin e Kosovës në radhë të parë, ngase çdo ditë e kaluar pa krijim të institucioneve sjellë humbje të pa riparueshme për vendin tonë”

Sipas tij Pacolli edhe kur është larguar nga posti i presidentit nuk ka pranuar ta dërgoi vendin në zgjedhje, duke reflektuar përtej interesit personal.

Abrashi ka shtuar se “ai edhe tash po Sikur e gjithë klasa politike të reflektonin në këtë formë, tashmë vendi do t’i kishte institucionet e krijuara”.

Behxhet Pacolli i ka dhënë afat 10 ditorë, partnerit të tij të koalicionit Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe Lëvizjes Vetënendosje (LVV), për krijimin sa më të shpejt të institucioneve. /Insajderi.com