Neni 11 nuk ekziston, Presidenti nuk mund të falë askënd

Neni 11 nuk ekziston, Presidenti nuk mund të falë askënd

Pasi që dispozita është fshirë, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta rikthej, tha ish-gjykatësja në Gjykatën Kushtetuese, Natasha Gaber-Damjanovska, në një intervistë për “360 shkallë”. Ajo ka folur për abolimin e presidentit Gjorge Ivanov gjatë vitit të kaluar dhe nenin 11 të Ligjit për abolim në të cilin ai është thirrur.

“Teksti themelor i ligjit u shpall në vitin 1993 dhe aty është edhe neni 11, të cilin e shfrytëzuan dy kryetarët Boris Trajkovski dhe Branko Crvenkovski, kështu që në vitin 2009 janë miratuar ndryshime me të cilët është fshirë neni, ndërkaq janë shtuar edhe 4 vepra penale të cilat nuk munden të jenë lëndë e abolimit. Kjo është bërë nga Gjykata Kushtetuese, pas së cilës besohet se nëse shfuqizohen të gjitha ndryshimet dhe plotësimet, do të kthehemi në gjendjen e mëparshme, që nga viti 1993, në të cilin neni ka ekzistuar. Por nuk mund të jetë kështu. Gjykata Kushtetuese tashmë ka disa shembuj të tillë në praktikën e saj, ku në mënyrë eksplicite thuhet se dispozita e fshirë nuk mund të kthehet nga Gjykata Kushtetuese por atë mund ta bëjë vetëm Kuvendi”, tha Gaber Damjanovska.

Ajo shtoi se nëse presidenti Ivanov tani ka vendosur të falë dikë dhe është thirrur në nenin 11 të Ligjit për abolim, do të ishte e kotë, sepse është një dispozitë jo e ekzistencës.