Humanistja shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në botë si Nënë Tereza, sot zhvillohet ceremonia e shenjtërimit të saj në Vatikan të Romës në Itali nga Papa Françesku.
Gjatë jetës së saj, ajo veproi në shumë vende të botës, duke u dalë në ndihmë njerëzve të varfër.
Nënë Tereza, atëbotë hapi një organizatë bamirësie për fëmijët jetimë dhe të sëmurë dhe ka punuar fort që t’ua sigurojë atyre një strehë dhe një familje të shëndetshme.
Siç edhe dihet, për këtë arsye ajo është vlerësuar edhe me çmimin Nobel për Paqen në 1979-n.
Në vijim ju sjellim disa fotografi të cilat tregojnë për aktivitetin e saj./telegrafi.