Nëndetësja amerikane arrin në Korenë e Jugut

Nëndetësja amerikane arrin në Korenë e Jugut

Një nëndetëse amerikane ka arritur në Korenë e Jugut, nga shqetësimi se Koreja e Veriut mund të kryejë një tjetër provë raketore ose bërthamore.

Nëndetësja USS Michigan, e pajisur po ashtu me raketa, do t’iu bashkohet disa luftanijeve që do të vijnë me transportuesin Carl Vinson.

Koreja e Veriut është duke festuar përvjetorin e 85-të themelimit të ushtrisë së saj me stërvitje në shkallë të gjerë, tha Koreja e Jugut.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur javëve të fundit.

Koreja e Veriut ka shpeshtuar provat e saj bërthamore dhe rakterore, ndërsa qëllim i saj është të ketë kapacitet për të vënë kokat bërthamore në raketa ndërkontinentale, të cilat mund të arrijnë caqe në gjithë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara, njofton rel.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se kjo nuk do të ndodhë dhe ka rritur presionin mbi Phenjanin.