Nënat kërkojnë ndihmë për gjetjen e çeçenëve të zhdukur

Nënat kërkojnë ndihmë për gjetjen e çeçenëve të zhdukur

Nënat e disa çeçenëve të zhdukur, kanë kthyer shpresën nga grupet evropiane për të drejtat e njeriut, duke kërkuar ndihmë, për të gjetur djemtë e tyre, për të cilët kanë frikë se mund të jenë vrarë nga autoritetet në jug te rajonit të Rusisë.

Me anë të një letre, ato kanë kërkuar nga të gjitha grupet për ndihmë.

Shërbimi i Kaukazit Verior, të Radios Evropa e Lirë, ka siguruar një kopje të kësaj letre, e cila është nënshkruar nga dhjetë gra çeçene, të cilat kanë treguar rreth përpjekjeve për të gjetur djemtë e tyre, mirëpo asnjëra nga to, nuk ka rezultuar e suksesshme tek zyrtarët rusë.

Gazeta e pavarur ruse, Novaya Gazeta, ka raportuar në korrik, se 27 persona në Çeçeni, mund të jenë ekzekutuar pa gjykim në muajin janar, pasi janë arrestuar për shkak të përleshjeve me policinë, gjatë dhjetorit.

Gazeta ka raportuar, se si famijarët janë detyruar të nënshkruajnë disa dokumente, në të cilat thuhej se personat e zhdukur, janë larguar me dëshirë nga Çeçenia, mirëpo se nuk kanë prova për ti arsyetuar para autoriteteve.