Nëna e Atdhe Arifit: Unë do të shkoj në vend të tij në demonstrata

17.11.2017 17:37
Nëna e Atdhe Arifit: Unë do të shkoj në vend të tij në demonstrata

Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, sot u dënuan me 21 vjet e 5 muaj burgim.

Ky vendim, Lëvizja Vetëvendosje, familjarët e të dënuarve dhe aktivistët tjerë thonë se është “politik”.

Nëna e aktivistit të dënuar me 6 vjet, Atdhe Arifit, ka thënë se me këtë rast është shkelë drejtësia. Ka thënë se për t’u arsyetuar vrasja e aktivistit Astrit Deharit, është bërë dënimi i djalit të saj dhe 3 të tjerëve.

Por në kohën kur ai të jetë në burg, në vend të djalit të saj Atdheut, vetë do të shkojë në demonstrata, ka thënë ajo.

“Unë garantoj për djalin tem. Këtu është shkelë drejtësia deri në tokë Nuk kemi me u ndalë këtu. Këta e kanë bë këtë për shkak të Astritit, me arsyetu vrasjen e tij. Unë kam me shku në vend të Atdheut në demonstrata. Nuk ia la Atdheut vendin thatë në demonstrate. E kam shkollu nën kushtet më të vështira, për me gjetë një punë e sot dënohet nga shqipfolësit pa asnjë fakt. Nuk do të durojmë kështu. Do të kërkojmë drejtësi. Egzoni nuk është i vetëm, Frashëri nuk është i vetëm, Atdheu nuk është i vetëm, Adea nuk është e vetme”, ka shkruar ajo.