Në zgjedhjet e 22 tetorit do të garojnë 91 subjekte politike

Në zgjedhjet e 22 tetorit do të garojnë 91 subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në zgjedhjet komunale të 22 tetorit do të garojnë 91 subjekte politike, nga të cilat 35 parti politike.

Zëdhënësi i KQZ_së, Valmir Elezi, në një konferencë për medie, pas mesnatës, kur është mbyllur zyrtarisht afati për aplikim, tregoi se për certifikim për të garuar për kryetar komunash ose për asamblistë për kuvendet komunale kanë aplikuar 35 parti politike, 1 koalicion, 25 deputetë të pavarur dhe 30 iniciativa qytetare.