Në uniformat e ushtrisë flamuri amerikan është mbrapsht për një arsye

Në uniformat e ushtrisë flamuri amerikan është mbrapsht për një arsye

A e keni vënë re se ushtarët amerikanë i kanë uniformat e tyre të mbushur me simbole? Mirëpo, është gjithashtu dhe një detaj mjaft i rëndësishëm i cili bie lehtë në sy.

Bëhet fjalë për vendosjen e flamurit amerikan mbrapsht.

A e dini se cila është arsyeja?

Kjo pasi në bazë të rregullave ushtarake, kryesisht “Rregulli 670 – 1” thuhet:

“Emblema e flamurit amerikan duhet të vendoset në shpatullën e djathtë ose të majtë, në atë mënyrë që fusha e yjeve të jetë përpara, ose në anën e djathtë të flamurit”.

Kur vishet në këtë mënyrë, jep efektin e flamurit duke valëzuar, kur personi që e vesh ecën përpara.