Në takimin për ndalimin e armatimit atomik mungojnë SHBA dhe Rusia

28.03.2017 09:03
Në takimin për ndalimin e armatimit atomik mungojnë SHBA dhe Rusia

Në Kombet e Bashkuara ka filluar një takim me pjesëmarrjen e 123 shteteve, për të diskutuar për ndalesën globale të armatimit atomik, megjithw që fuqitë kryesore botërore e kanë bojkotuar këtë takim.

Derisa shtetet pjesëmarrëse përpiqen të zhvillojnë negociata për atë që ata e shohin si ndalim juridik bërthamor, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe shtetet e tjera me armatim atomik, e kanë bojkotuar takimin, i cili ka filluar mbrëmë.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha para fillimit të këtyre bisedimeve, se ndalesa do t’i çarmatoste shtetet “që përpiqen ta ruajnë sigurinë dhe paqen”, ndërsa “aktorët e këqij” nuk do të nënshkruajnë ose nuk do të bashkëpunonin.