Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Rrëshen, ku mësohet se një punonjës i Operatorit dhe Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Në Shqipëri vritet me armë zjarri një punonjës i operatorit të energjisë

Në Shqipëri vritet me armë zjarri një punonjës i operatorit të energjisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Rrëshen, ku mësohet se një punonjës i Operatorit dhe Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE-së) është vrarë me armë zjarri.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se viktima është shtetasi Saimir Jaku, shef sektori në drejtorinë qendrore të Tiranës. Ai ka mbajtur më parë postin e drejtorit të tensionit të lartë në zonën e veriut, shkruan TCh.

Rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj ende nuk dihen. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e autorëve. /Insajderi.com