Në Shqipëri kallëzim për ish-drejtuesit e burgjeve

Në Shqipëri kallëzim për ish-drejtuesit e burgjeve

Ministri i Drejtësisë në Shqipëri ka urdhëruar këtë të shtunë kallëzimin në prokurori të ish-drejtuesve dhe nëpunësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas një njoftimi për shtyp të MD, ata rezulton të jenë përfshirë në një skemë mashtrimi, ndaj dhe krahas kallëzimit është urdhëruar pezullimin apo shkarkim i menjëhershëm nga detyra.

Zyrtarët akuzohen se kanë aplikuar një skemë mashtrimi me rekrutimet në stafin e IEVP-së në Shkodër, duke bindur qytetarët se ishin pranuar.

Në përfundim të një hetimi administrativ, MD ka konstatuar se zyrtarisht nuk ka pasur asnjë të punësuar pranë IEVP-së në Shkodër dhe për rrjedhojë i ka kërkuar prokurorisë ndjekjen penale të zyrtarëve.

Gjithashtu, ministri Gazmend Bardhi ka kërkuar hetim penal ndaj shtetasve Ardit Hotaj, me funksion politik koordinator i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Malësinë e Madhe, si dhe verifikimin e rolit të kandidatëve për deputetë për qarkun Shkodër, Agron Çela dhe Dritan Ylli.

Ndaj tyre rëndon akuza e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, saktësohet më tej në njoftimin zyrtar.