Në Shkodër rryma mbytë tifozin nga Kosova

06.09.2016 11:43
Në Shkodër rryma mbytë tifozin nga Kosova

Kadri Shkrela, 65­ vjeçari nga Kosova ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bulevardin Bishanaku, ose i njohur ndryshe si “Rruga e Gjanë”, pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Siç raporton Shekulli, Shkrela ishte mbështetur në shtyllën e ndriçimit, e cila për shkak të mbushjes me ujë, i shkaktoi atij vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se i ndjeri kishte udhëtuar nga Kosova për të ndjekur nga afër përballjen Shqipëri­Maqedoni, e ndërprerë në minutën e 75-­të për shkak të stuhisë dhe reshjeve të shiut.