Në shi për Dua Lipën, për një arsye të pazakontë

Në shi për Dua Lipën, për një arsye të pazakontë

Teksa kishin mbetur edhe më shumë se gjashtë orë deri tek hapja e dyerve për koncertin e Dua Lipës, dhjetra adhurues të këngëtares janë duke pritur para dyerve të sallës Afas në Amsterdam.

Të strukur nën çadra, për shkak të reshjeve të shiut në kryeqytetin e Holdandës, adhuruesit e këngëtares shqiptare po prisnin për fillimin e koncertit.

Siç shkruan mediumi holandez Parool, arsyeja pse fansat e këngëtares po prisnin në radhë para fillimit të koncertit është jo shumë e zakonshme.

Ata duan që të fitojnë radhët e para në koncertin e Dua Lipës, që ta shohin nga afër shqiptaren.

Dua Lipa ka filluar një turne evropian të koncerteve. Dy netë më parë, Lipa performoi në Antwerp të Belgjikës. /Insajderi.com