Në rrezik organizimi i “DokuFest” këtë edicion

Në rrezik organizimi i “DokuFest” këtë edicion

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentarit, “DokuFest” rrezikon të mos organizohet këtë edicion, për shkak të mospajtimeve me Komunën e Prizrenit.

Këtë e ka paralajmëruar Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren (RROK), në të cilën bën pjesë edhe festivali “DokuFest”, raporton Insajderi.

RROK ka paralajmëruar se nëse Komuna e Prizrenit nuk rishikon vendimin për ndarjen e granteve ndaj organizatave, atëherë ata do të rishikojnë mundësinë e anulimit të edicioneve të sivjetme të ngjarjeve kulturore.

“Nëse Komuna e Prizrenit përgjatë muajit Prill nuk e rishqyrton formën dhe nivelin e përkrahjes për ngjarjet kulturore të Prizrenit, ne do të rimendojmë pozicionin tonë në raport me organizimet tona, duke mos e përjashtuar as mundësinë e anulimit të edicioneve të sivjetme”, thuhet në komunikatën e RROK. /Insajderi.com