Në Rahovec rrëmbehet një person nën kërcënimin e armës

Në Rahovec rrëmbehet një person nën kërcënimin e armës

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në fshatin Brestoc të Rahovecit pasi që i njëjti nën kanosjen e armës ka rrëmbyer viktimën.

Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar armën e tipit Shoot Gun Magnum 12-mm dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima pas tretmanit mjekësor është liruar./Insajderi.com