Në Prizren personi rrëmbehet me kallashnikov

Në Prizren personi rrëmbehet me kallashnikov

Një rast i rrëmbimit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren ku në orët e hershme të mëngjesit është rrëmbyer një person me kallashnikov dhe me një pistoletë.

Lajmi bëhet i ditur përmes raportit 24 orës të Policisë së Kosovës. Sipas policisë rrëmbimi është bërë nën kërcënimin e një kallashnikovi dhe një pistolete të cilat Policia e Kosovës i ka konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit nën kërcënimin e armëve e kanë rrëmbyer viktimën mashkull K-Shqiptar. Njësiti policor nga të dyshuarit ka konfiskuar një armë AK-47 dhe një pistoletë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin  e Policisë së Kosovës.