Në Prishtinë u protestua kundër kandidimit të Jeremiq për Sekretar të OKB-së

Në Prishtinë u protestua kundër kandidimit të Jeremiq për Sekretar të OKB-së

Një numër qyetatarësh janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajazitu”,  për të protestuar kundër kandidimit të diplomatit serb Vuk Jeremiq për sekretar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Organizatorja e kësaj proteste Jeta Berisha, duke thënë se protesta është organizuar si obligimi qyetarë për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për këtë vend, paralajmëroi se pas protestës do t`i dërgojnë një letër kundërshtimi OKB-së.

“Ne kërkojmë anulimin e kandidimin, dhe të mos lejohet që Serbia të marrë pjesë në politikat e kësaj organizate pa kërkuar falje për krimet që I bërë në Kosovë. Nëse nuk merret parasysh kërkesa jonë, Kosova do të marrë masa duke mos respektruar marrëveshjet e arritura, do të bojkotoj prodhimet e këtij shteti dhe nuk do të ketë asnjë bashkëpunim tjetër”, tha ajo.

Berisha ka pyetur OKB  si është e mundur që një organizatë paqedashës, të lejoj që një person që ka kryer krime të kanidoj për krye të kësaj organizate?

“Jeremiq ndihet krenarë që mund të jetë në krye të saj, e që më heret deklaronte se Kosova nuk do të marrë pjesë në asnjë”, tha ajo.

Nysrete Kumnova kryetarja e OJQ-së “Thirrjeve të nënave” u ka bërë thirrje vendeve anëtarë të OKB-së ta rishqyrojnë mirë kanidaturën e Jeremiq, dhe ta kundërshtojnë atë pasi sipas saj, ai gjithmonë ka injoruar kërkesat dhe thirret për t`i kthyer të pagjeturit.

“Ju vende anëtare të OKB-së mos ngritni dorën të votoni Jeremiqin por votoni dikën që do të punoj për paqen dhe të mirën e të gjitha vendeve. Kërkojmë edhe nga liderët e Kosovës që të bëjnë më shumë rreth kësaj pune”, tha Kumnova .

Me lot në sy nënat e personave të pagjetur kanë mbajutur fotot e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë. Në protest u panë edhe parullat si “Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës”, “janë vrareë 11.840 persona, të zhdukur  1666,  mbi 20 mijë gra janë përdhunuar “, “Kosova nuk heshtë”.

Në mesin e  protestuesve kishte edhe politikan, deputet të Kuvendit të Kosovës, gazetarë dhe pjestarë të organizatave dhe shoqërisë civile.

Vuk Jeremiq diplomati që njihet për diskurs të ashpër ndaj pavarësisë së Kosovës, ka dalë i dyti me mbështetje në fazat fillestare të votimit në organet e OKB-së kur kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të zgjedhjeve.

Por Jeremiq katër vite më parë, para se të largohej nga posti ministror,  deklaronte hapur se Kosova nuk do të marrë pjesë në ato takime ose organizata ku merr pjesë Serbia.

“As në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglidnore, as në Këshillin e Evropës, as në OSBE dhe në asnjë institucion ose agjenci që është në kuadër të sistemit të OKB-së”, kishte thënë Jeremiq në takimin e ministrave të Jashtëm të rajonit në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Insajderi ka raportuar javën e kaluar se kandidimi i tij ka nxitur reagim në Prishtinë por edhe në Srebrenicë të Bosnjës. 

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se zgjedhja e tij nuk e dëmton vetëm Kosovën por edhe stabilitetin në rajon.  Për këtë qëllim, ai thotë se ka filluar takime bilaterale me diplomatë të vendeve të ndryshme për të treguar qëndrimin e Kosovës lidhur me kandidaturën e Jeremiq. /Insajderi.com