Në Prishtinë u marshua kundër gjuhës fyese të politikanëve ndaj grave

Në Prishtinë u marshua kundër gjuhës fyese të politikanëve ndaj grave

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, sot ka organizuar një marsh protestues kundër dhunës ndaj grave dhe gjuhës fyese të politikanëve ndaj tyre.

Me moton “Thuaj Mjaft Dhunës Ndaj grave”,marshi u nga nisi në Sheshin “Zahir Pajaziti” duke vazhduar deri te ndërtesa e qeverisë.

Igballe Rogova nga ky rrjet, duke bërë thirrje për ndalimin e gjuhës seksiste kundër grave gjatë këtij organizimi ka përmendur po ashtu edhe deklaratat fyese ndaj grave të presidentit amerikanë Donald Trump i cili sot ka nisur ditën e parë të punës.

“Sot i jemi bashkuar këtij marshi kundër fyerjeve ndaj grave që po ndodhin në të gjithë botën dhe e lidhim edhe me çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën. Tek ne, vitin e kaluar, ka nisur një gjuhë seksiste ndaj grave. U themi të gjithëve ‘stop’, mjaft më me atë gjuhë”, tha Rugova.

Në fund të dhjetorit ish-Avokati i Popullit i Kosovës tash anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi e pati quajtur Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxhën një “lopë” dhe një “hienë që kultivon kurvëri politike”. Gjuhë fyese ndaj grave gjithashtu pati përdorur edhe kryeministri Isa Mustafa kur në FAcebokk pati shkruar “Janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi”.