Në Prishtinë organizohet protestë për lirimin e Ismail Morinës- Ballistit

Në Prishtinë organizohet protestë për lirimin e Ismail Morinës- Ballistit

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka ftuar të gjithë shqiptarët për sot në ora 19 të protestohet për lirimin e Ismail Morinës- Ballistit.

Sipas këtij njoftimi ftohen të gjithë qytetarët pa dallime, pa ngjyrime, pa asnjë ndarje por të gjithë të i bashkohen Protestë për Ismail Morinen

“Të mos lejojmë ekstradimin e Ballistit tek autoriteteve serbe. Ai ka nevojë për mbështetjen e çdo Shqiptari. EJA EDHE TI. Ballistin, më datën 29.07.2017 nga ora 19:00 tek Ambasada Kroate në Prishtinë”, thuhet në njoftim.