Në Prishtinë kanë filluar ta vizatojnë kufirin me Serbinë

Në Prishtinë kanë filluar ta vizatojnë kufirin me Serbinë

Anëtarët e Komisionit të qeverisë kosovare për demarkacion të kufirit, me mbledhje të dokumentacioni, kanë filluar përgatitjet për shënimin e kufirit me Serbinë, lajmëron televizioni shtetëror serb RTS se ka deklaruar kryetari i komisionit Shpëtim Bulliqi.

Sipas RTS, Bulliqi ka thënë se nuk sheh pengesë për shënimin e vijës kufitare.

“Përgatitjet në komision me mbledhjen e dokumentacionit faktografik dhe me hartimin e strategjisë, kanë filluar me kërkesë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Në këtë situatë ekzistojnë ndryshime të caktuara të vijave kufitare të cilat kanë ndodhur në periudha të caktuara. Por gjithë këto ndryshime të cilat kanë ndodhur në vijën kufitare, janë mbuluar me dokumentacion dhe vendime politike në periudha të caktuara kohore”, ka thënë Bulliqi.

Mediet e Kosovës pretendojnë se mund të pritet që në takimin e ardhshëm të presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në Bruksel, të shqyrtohet çështja e korrektimit të kufirit, pretendon RTS.

Analistët në Prishtinë bëjnë thirrje për kujdes gjatë debatit për demarkacion, duke shtuar se asnjë institucion nuk ka të drejtë të vendos për territorin, aleancat, paqen, borxhin e jashtëm, përveç Kuvendit të Kosovës.

“Presidenti i vendit do të duhet të përfaqësojë unitetin juridik dhe kushtetues në kuadër të kompetencave të veta”, neni 83 i Kushtetutës së Kosovës. “Vetëm Kuvendi mund të vendosë mbi çështjet të cilat kanë të bëjnë me territor dhe askush tjetër”, thonë./Insajderi.com.