Në Panair të Librit nesër tek ‘Cuneus’ i gjeni pesë botime të reja  

Në Panair të Librit nesër tek ‘Cuneus’ i gjeni pesë botime të reja  

Nesër fillon Panairi Ndërkombëtar i Librit në Prishtinë, teksa sot janë bërë të gjitha përgaditjet që vizitorët të jenë në orën 10:00 aty.

Në panairin e 20-të të Librit ku marrin pjesë shumë shtëpi botuese si nga Kosova ashtu edhe nga jashtë vendi, pjesë e këtij panairi pritet të jetë edhe shtëpia botuese “Cuneus”, shkruan Insajderi.

Në këtë panair, “Cuneus” do të paraqes të gjitha botimet e saj në dekadën e fundit, përfshirë 5 botime e reja të këtij viti (2018). Ato janë:

– “Pse dështojnë kombet: origjina e pushtetit, prosperitetit dhe varfërisë” (botimi i dytë në gjuhën shqipe) nga James A. Robinson & Daren Acemoglu (2018)

– “Shqipëria: ndërtimet, veglat dhe kostumet e Shqipërisë së Veriut (pjesa 1) nga Franz Baron Nopcsa (2018)

– “Muzika: një hyrje e shkurtër” nga Nicholas Cook (2018)

– “Magjia: një hyrje e shkurtër” nga Oëen Davies (2018)

– “Etika: një hyrje e shkurtër” nga Simon Blackburn (2018)

– “Miti: një hyrje e shkurtër” nga Robert A. Segal (fundvit 2017)