Posta e Kosovës ka hapur një zyrë postare në hapësirat e Komunës së Kamenicës, në të cilën qytetarët kanë mundësi të kryejnë pagesa të ndryshme me provizionin më t�" />

Në objektin e Komunës së Kamenicës hapet një zyrë postare

Në objektin e Komunës së Kamenicës hapet një zyrë postare

Posta e Kosovës ka hapur një zyrë postare në hapësirat e Komunës së Kamenicës, në të cilën qytetarët kanë mundësi të kryejnë pagesa të ndryshme me provizionin më të ultë në vend.

Marrëveshja e nënshkruar sot në mes kryeshefit ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, u jetësua edhe me përurimin e Zyrës Postare në një ceremoni festive të përgatitur nga Komuna dhe stafi i ri i Zyrës Postare në ambientet e Komunës.

Me ketë rast, kryeshefi Hoxha uroi qytetarët e Kamenicës që nga sot iu krijuan kushtet që të gjitha shërbimet t’i kenë brenda një objekti, ndërsa iu bëri thirrje edhe kryetarëve të komunave tjera të Kosovës që ta ndjekin e shembullin e Kamenicës, Gjilanit, Prishtinës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Rahovecit, për t’i mundësuar Postës së Kosovës të ofrojë shërbimet postare sa më afër qytetarëve.

Posta e Kosovës, e  licencuar nga BQK për shërbimin financiar jobankar, ofron kryerjen pagesave për qytetarët e Kosovës, pa provizion ose me provizion shumë të ultë, në mbi 140 zyra postare.