Familja Dehari: Nuk kemi fare besim në gjyqësi dhe prokurori

Familja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që ndërroi jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Astrit Dehari, ka thënë se ata nuk kanë "kurrfarë besimi në gjyqësinë dhe prokurorinë kosovare".

Familja Dehari: Nuk kemi fare besim në gjyqësi dhe prokurori

Babai i Astrit Deharit, Avniu ështlë shprehur sot përmes një konference për shtyp rreth hetimit të vdekjes së djalit të tij, duke thënë se nuk ka besim tek autoritetet e drejtësisë në Kosovë.

“Ata kanë filluar të nxjerrin pamje të tmershme nga burgu, ështe shumë paadrejtë kjo që kanë bërë autoritetet. Ne nuk kemi fare besim as në gjyqësi as në prokurori”, ka thënë Avni Dehari.

Ndërsa, Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit ka akuzuar mediet rreth trajtimi që i kanë bërë vdekjes së djalit të tyre. Ajo ka ngritur pyetje se përse mediet kosovare nuk kanë raportuar sa duhet për arrestimin e Astrit Deharit, që sipas saj ishte i padrejtë.

“Përse nuk vinin mediet më heret të shikonin se a po shkojë ta vizitojë Astritin në burg apo jo, përse nuk kanë folur për arrestimin e tij”, ka thënë ajo.

Astrit Dehari vdiq të shtunen e kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqartësuara plotësisht. /Insajderi.com