Në New York shitet piktura me çmimin më të shtrenjtë

Në New York shitet piktura me çmimin më të shtrenjtë

Në ankandin e hapur “Arti i pasluftës dhe arti bashkëkohor”, të mbajtur në New York të SHBA-ve, veprat e disa autorëve janë shitur për 448 milionë dollarë.

Në shtëpinë e ankandit Christie për shitje janë ofruar veprat e disa artistëve në mesin e të cilave ishin Cy Twombly dhe Francis Bacon.

Piktura e Twombly “Akulli dhe Mjellma” e punuar në vitin 1962 me dimensionet 191×200 cantimetra me ngjyra vaji, me laps dhe ngjyra dylli u shit për 52.8 milionë dollarë, e cila ishte edhe vepra më e shtrenjtë e mbrëmjes.

Interes të madh ka tërhequr edhe vepra e Bacon-it “Tre punë për portretin e George Dyer” nga viti 1963, e cila u shit për 51.7 milionë dollarë.

“La Hara”, vepra e artistit Jean-Michel Basquiat, të realizuar në vitin 1981 është shitur për 35 milionë dollarë.

Për 18.7 milion dollarë është shitur vepra e Andy Warhol “Darka e Fundit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ankandin, i cili zgjati më pak se dy orë janë ofruar 71 vepra dhe është realizuar shitje prej 448 milionë dollarë, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën kategori është arritur shitje prej 318.8 milionë dollarë.

Përveç kësaj, piktura e Mark Grotjahn është shitur për 16.7 milionë dollarë, ajo e David Salle për 583 mijë dollarë amerikan ndërsa vepra e skulptorit Robert Gober u shit për 4.5 milionë dollarë që paraqet rekord të ri personal të artistit.