Në Napoli shesin letra higjienike me fytyrën e Higuain [foto]

Në Napoli shesin letra higjienike me fytyrën e Higuain [foto]

I akuzuar për tradhti nga tifozët e Napolit, Gonzalo Higuain do të rikthehet për herë të parë në stadiumin “San Paolo” të dielën e 2 prillit.

Për t’ia shfaqur urrejtjen që tifozët e Napolit kanë krijuar pas kalimit të Higuain në Juventus, ata kanë krijuar edhe letra higjienike me fytyrën e tij. Këto letra higjienike janë duke u shitur në qytetin e Napolit.

Higuain u transferua për 94 milionë euro nga Napoli në Juventus gjatë verës së vitit të kaluar.

Para se të kalonte në Torino, sulmuesi argjentinas ishte shndërruar në një idhull të tifozerisë napolitane, të cilët nuk ia falën largimin drejt 28 herë kampionit të Italisë. /Insajderi.com